Fundjavë me diell në Kosovë, mot ideal për korrjen e grurit

Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell gjatë fundjavës, me temperatura të këndshme dhe pa reshje duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë dhe punët bujqësore.

Sipas parashikimit të motit, të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Edhe të dielën pritet mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 24 dhe 27 gradë. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior.

Institucionet meteorologjike vlerësojnë se kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe për kryerjen e punimeve sezonale. Meqenëse korrja dhe shirja e grurit kanë nisur në shumicën e rajoneve të Kosovës, moti i thatë dhe temperaturat e përshtatshme do të mundësojnë zhvillimin pa pengesa të këtij procesi.

Fermerëve u rekomandohet që korrjen ta organizojnë gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit dhe, pas përfundimit të saj, të sigurojnë tharjen dhe ruajtjen e duhur të grurit për të ruajtur cilësinë e prodhimit dhe për të shmangur humbjet gjatë magazinimit. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)4.07.202605.07.2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 70CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë12241126
Pejë12241126
Prizren13251227
Gjakovë14251227
Istog13251127
Junik12241126
Dragash10221024
Ferizaj11231125
Gjilan11231125
Kamenicë11241126
Besianë11241225
Mitrovicë12241225
Malishevë12241226

Go to TOP