Pa Vjosa Osmanin presidente, prapë Kosova mund të shkojë në zgjedhje
Shkruan: Ragip MEXHUANI
Në zgjedhjet e parafundit me 28 dhjetor 2025 VV-ja me Vjosa Osmanin fitoi mbi 51%, kurse në zgjedhjet e fundit me 7 qershor 2026 VV-ja pa Vjosën fitoi 47,13%. Në zgjedhjet e parafundit kishin votuar 45%, kurse në zgjedhjet e fundit votuan 37%. Në rast se shkohet prapë në zgjedhje, votues do të ketë akoma më pak. Në zgjedhjet e pasluftës në fillim votuan shumica e popullit.
Mos zgjedhja e Vjosës presidente nga VV-ja dhe LDK-ja Kosova mund të shkojë prapë në zgjedhje dhe VV-ja do të humb prapë vota. Ashtu Vjosa dhe disa deputetë të L. Guxo të kthehen në VV. Ashtu do populli. Për inate personale, lideriste, partiake nuk luhet me shtet. Shteti është i popullit. Vjosa është më e mira se çdo lider – politikan opozitarë. Albini dhe Vjosa ti lënë inatet dhe Vjosa të votohet për presidente nga VV-ja, ashtu rreth 70% e votuesve janë pro Vjosës sipas sondazheve.
Vjosa shkaku i VV-së ishte prishur me LDK-në e cila ishte përjashtuar nga partia. Vjosa nuk e kishte votuar Hashim Thaçin kryetar as Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin për kryeministër që këta tre e patën rrëzuar Q. Kurti. Vjosa Osmani në vitin 2021 kishte 300 mijë e 788 vota ishte kandidatja më e votuar në zgjedhjet parlamentare. Sikur VV-ja ta propozonte Vjosa Osmanin për presidente ajo do të ishte zgjedhur presidente nga VV-ja, Lista Guxo do ta votonin partitë minoritare jo serbe, ndonjë deputet opozitar, sdm. ata të LDK-së. Deputetët e dinin që me shkuar në zgjedhje do të humbin dhe nuk do të ishin më deputetë. Albini dhe Vjosa kanë qenë më të votuarit.
Votuesit i duan këta bashkë me udhëheqë Kosovën. Sikur Vjosa të ishte zgjedhur presidente nga VV-ja, VV-ja me Listën Guxo do të fitonin rreth 80% si PS-ja në Shqipëri. Përçarja e Albinit me Vjosën e ringjalli opozitën për të bllokuar dhe mos votuar për president/e, si vitin e kaluar që opozita bllokoi nuk votoi 60 herë, as qeveri, as parlament. Vlora Çitaku: “Qëllimi ynë ka qenë që VV-ja mos me fitu 50%”. Albini-VV-ja, Lista Guxo-Vjosa Osmani nuk paskan patur bashkëpartiakë dhe këshilltarë të mençur që nuk ndikuan në mospërçarjen e tyre.
VV-ja i’u nënshtrua PDK-së në votimin e Rezolutës kundër Gjykatës Speciale në Hagë. Ashtu Vjosa Osmani i’u bashkangjit protestës së PDK-së në Prishtinë kundër kësaj gjykate. Kjo Rezolutë dhe protestat kundër kësaj gjykate janë ndërhyrje në drejtësinë ndërkombëtare. Kryetari i Gj. Speciale Smith reagoi: Gjykata nuk shantazhohet as nuk kercënohet me protesta apo me presione politike(18.02.2026). Kjo na jep me dyshu se ka diçka në bashkëpunim të fshehtë – mes VV, Guxo, PDK, LDK, AAK e Nisma…?!
Vjosa Osmani musafire në disa TV. të Kosovës dhe TV. Syri është deklaruar: “Albini është pajtuar dhe më ka inkurajuar që unë të rikandidohem për presidente, pastaj Albini ka ndryshuar qëndrimin”. Zëdhënësia e VV-së Arbreshë Kryeziu: “Ia kemi ofruar Vjosa Osmanit Ministrinë e P. të Jashtme dhe zv. Kryeministrinë” TV 7 (19.03.2026). Dmth. u vërtetua që Vjosa Osmani nuk paska tradhëtuar siç trumbetonin militantët e VV-së por postin e presidentit e paska dashur VV-ja. TV DTV “Emisioni Llaf Pas Darke” kontaktues me dëgjues-shiques rreth 70% e tyre e përkrahën Vjosën presidente (11.06.2026).
Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu ishte pro Vjosa Osmanit për presidente dhe LDK-së për koalicion me VV-në. TV KTV (9 qershor 2026). Ngjajshëm u deklarua edhe Azem Vllasi TV 1 (9 qershor 2026), etj.
Albini dhe Vjosa ti kërkojnë falje njëri-tjetrit dhe popullit që këta dy i votoi më së shumti për të qeverisur-dhe këta nuk e përfillën as vullnetin e popullit por u përçanë. Ashtu Albini pati gabuar vitin e kaluar që nuk pranoi të formohet një komunë boshnjake-gorane që në komunën e Dragashit 45,5% janë boshnjakë-goranë dhe në Kosovë boshnjakët-goranët në 33 vendbanime janë shumicë mbi 90% dhe në 326 vendbanime janë pakicë. Boshnjakët-goranët jetojnë 71% në komunën e Dragashit me sipërfaqe 308km2. Kurse Mitrovica Veriore me 5km2 është komunë. Ashtu komunat tjera serbe janë krijuar me nga 4-5 mijë banorë e më pak. Popullata boshnjake-gorane është e treta me banorë në Kosovë. (ASHAK 2001). Duda Baljes, Adem Hoxhës iu bashkangjitë edhe opozita dhe nuk u krijua as qeveria as parlamenti. Duhet votuar Vjosa Osmani për presidente, me kusht që të angazhohet maksimalisht edhe ndërkombëtarisht që nga Gjyqi i Arbitrazhit Ndërkombëtar, te Trumpi e kudo për kthimin e mbi 8.200 ha që i’u dhanë Malit të Zi më 2018 nga 80 deputetë me Vjosa Osmanin.
Përderisa Vjosa e ka këtë gabim të madh, kundruall të tjerëve që kanë shumë gabime të mëdha duke përjashtuar kryeministrin Albin Kurti i cili e shtriu sovranitetin në Veri, presidentes dhe parlamentit i mbetet kthimi i mbi 8.200 ha nga Mali i Zi. As VV-ja – Glauk Konjufca nuk e inicoi në parlament shfuqizimin e deklaruar të 80 deputetëve që ia dhanë mbi 8.200 ha Malit të Zi. Prof. dr. Muhamet Sadiku 2018: “Demarkacioni me Malin e Zi procesi ka mbetur i papërfunduar”.
