ICK hap kapitull të ri: zhvendoset në Pallatin e Rinisë në Prishtinë

Innovation Centre Kosovo (ICK) ka njoftuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij 14-vjeçar duke prezantuar shtëpinë e re në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pas bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës dhe menaxhmentin e Pallatit të Rinisë, ICK ka nisur zyrtarisht zhvendosjen në këtë hapësirë ikonike në zemër të kryeqytetit, me synimin për të forcuar ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes në Kosovë.

Sipas njoftimit, kjo zhvendosje përfaqëson një “fillim të ri” për organizatën duke krijuar mundësi për zgjerimin e programeve, rritjen e numrit të pjesëmarrësve dhe forcimin e bashkëpunimit me sektorin privat, studentët dhe komunitetin e start-up-eve.

ICK thekson se hapësira e re do të shërbejë si qendër më dinamike për ide, bashkëpunim dhe inovacion duke e kthyer Pallatin e Rinisë në një pikë edhe më të fortë të zhvillimit kreativ në kryeqytet.

Pas përfundimit të zhvendosjes, organizata ka paralajmëruar edhe një event mirëseardhës për partnerët dhe komunitetin, ku do të prezantohen ambientet e reja dhe vizioni i ardhshëm i ICK-së. /Kosova.info/


Go to TOP