Rama: Nis lirimi i pronës komunale në rrugën “Bajram Bahtiri”, hapet rruga për projektin infrastrukturor
Ka nisur aksioni për lirimin e pronës komunale në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për realizimin e një projekti infrastrukturor.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se procesi po zhvillohet në bashkëpunim mes Drejtorisë së Pronës dhe Drejtorisë së Inspekcionit.
Sipas tij, veprimet po ndërmerren në përputhje me vendimet e Drejtorisë së Pronës dhe legjislacionin në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së pronës komunale dhe krijimit të kushteve për zbatimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve.
Komuna ka theksuar se lirimi i kësaj prone është një hap i rëndësishëm për avancimin e investimeve infrastrukturore dhe përmirësimin e hapësirave publike në këtë pjesë të qytetit. /Kosova.info/
