Profesori universitar Artan Nimani promovoi librin “Feja e Parasë – Kodi i besimit global”
Profesori universitar Artan Nimani ka promovuar sot librin e tij më të ri, “Feja e Parasë – Kodi i besimit global”, në një aktivitet ku morën pjesë profesorë, studiues, kolegë, studentë dhe miq.
Në fjalën e tij, Nimani e cilësoi promovimin si një moment të veçantë duke falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe diskutimet që, sipas tij, krijuan një atmosferë të mirëfilltë akademike.
Ai shprehu mirënjohje të veçantë edhe për panelistët dhe diskutuesit, të cilët me analizat e tyre pasuruan interpretimin e veprës dhe hapën perspektiva të reja mbi marrëdhënien mes parasë, besimit dhe shoqërisë.
“Ky promovim ishte jo vetëm prezantim libri, por edhe një ftesë për dialog dhe mendim kritik”, theksoi Nimani.
Profesori universitar u shpreh se shpreson që libri “Feja e Parasë – Kodi i besimit global” të nxisë diskutime të mëtejshme dhe të japë një kontribut në mendimin shkencor dhe shoqëror. /Kosova.info/
