Haxhiu priti Komisionaren parlamentare për FSK-në, Remzije Zeqiraj
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur të mërkurën në takim Komisionaren parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Remzije Zeqiraj.
Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit u diskutua për punën dhe rolin mbikëqyrës të Komisionit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të mekanizmave të mbikëqyrjes.
Haxhiu dhe Zeqiraj riafirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me synim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, interesave dhe mirëqenies së personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Kosova.info/
