IKMM jep pëlqimin, vazhdojnë punimet për Tregun e Gjelbër

Pas marrjes së pëlqimit nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), kanë rifilluar punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër në Kryeqytet.

Ky projekt synon krijimin e një hapësire moderne dhe funksionale, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe prodhuesve vendorë, duke përmirësuar kushtet për tregtimin e produkteve bujqësore dhe zhvillimin e ekonomisë lokale.

Zyrtarët e Kryeqytetit e kanë vlerësuar rifillimin e punimeve si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një projekti me interes publik, që pritet të sjellë përfitime të shumta për banorët dhe bizneset vendore.

Tregu i Gjelbër parashihet të ofrojë infrastrukturë bashkëkohore, ambiente më të përshtatshme për shitësit dhe kushte më të mira për konsumatorët, duke kontribuar në gjallërimin e jetës ekonomike dhe urbane të Kryeqytetit. /Kosova.info/

Go to TOP