​Intervistat për Kryeprokuror të Shtetit mbahen më 1 korrik

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka njoftuar se intervistat për kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të mbahen më 1 korrik 2026, në objektin e KPK-së.

Sipas njoftimit, bazuar në nenin 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, procesi do të zhvillohet në sallën e takimeve në katin e gjashtë të KPK-së.

Hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të nisë në orën 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00.

Sipas orarit të publikuar nga KPK-ja, kandidatët do të intervistohen në këto termine:

  1. Atdhe Dema – ora 11:00
  2. Naim Abazi – ora 13:00
  3. Rafet Halimi – ora 14:15
  4. Shqipdon Fazliu – ora 15:30
  5. Zejnulla Gashi – ora 16:45

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 13:00 do të ketë pauzë.

KPK ka ftuar palët e interesuara që dëshirojnë ta monitorojnë procesin t’u përmbahen rregullave dhe orareve të përcaktuara. Për shkak të hapësirës së kufizuar, të interesuarit duhet të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi ose monitoruesi duke kontaktuar Zyrën për Komunikim Publik në adresën elektronike [email protected], jo më vonë se 26 qershor 2026. /Kosova.info/

Go to TOP