Bordi i Paqes: Ambasadorja e Kosovës në Izrael inspekton punimet ku do të qëndrojë FNS-ja

Bordi i Paqes përmes një njoftimi në “X” bëri të ditur se ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, inspektoir sot punimet në ndërtimin e  hapësirës “Life Support Area Endurance”.

Kjo hapësirë do të shërbejë si pikë kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, inspektoi ecurinë e punimeve në Bazën e Mbështetjes Logjistike ‘Endurance’, e cila do të shërbejë si një pikë kyçe për ISF-në për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim gjatë mbështetjes së përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.”, thuhet në njoftim.

Go to TOP