Muharremi: Ambasadat me rezultate të ulëta të LVV-së të hetohen

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë një deklaratë ironizuese lidhur me rezultatet zgjedhore në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas tij, çdo ambasadë apo konsullatë ku Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin të marrë të paktën 83% të votave “duhet t’i nënshtrohet një hetimi urgjent”, ndërsa ambasadorët përgjegjës, sipas tij, duhet të shkarkohen dhe të zëvendësohen me persona që, siç u shpreh ai, “kanë kapacitet për të gjeneruar rezultate më të larta elektorale”.

Muharremi gjithashtu ka deklaruar se për emërimet e reja diplomatike, prioritet nuk duhet të jenë përvoja dhe njohuritë diplomatike, por aftësia për të siguruar rezultate të larta zgjedhore për subjektin politik në pushtet. Ai ka shtuar se zyrtarët e rinj, para fillimit të detyrës, duhet t’i nënshtrohen një trajnimi intensiv në strukturat partiake. /Kosova.info/

Go to TOP