SHBA e nis Botërorin 2026 me fitore të thellë ndaj Paraguait
Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar fitore bindëse ndaj Paraguajt me rezultat 4-1, në ndeshjen hapëse të Grupit D në Kupën e Botës 2026.
Amerikanët e nisën ndeshjen mjaftë mirëe, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të, pas një autogoli të Damian Bobadilla, i cili devijoi topin në portën e tij.
Dominimi i SHBA-së vazhdoi edhe më tej në pjesën e parë, ku sulmuesi Folarin Balogun realizoi dy herë, fillimisht në minutën e 31-të dhe më pas në minutën 45+5, duke çuar rezultatin në 3-0.
Në pjesën e dytë, Paraguai arriti të ngushtojë epërsinë me golin e Mauricio, i cili shënoi rreth minutës së 73-të, por kjo nuk mjaftoi për rikthim.
Në fund, në minutën 90+8, Giovanni Reyna vulosi fitoren e SHBA-së duke realizuar golin e katërt për rezultatin përfundimtar 4-1.
Kjo ndeshje i takon Grupit D, ku përveç SHBA-së dhe Paraguait bëjnë pjesë edhe Turqia dhe Australia. Me këtë fitore, SHBA merr kryesimin e grupit që në start të garës.
Në ndeshjet e ardhshme, SHBA do të përballet me Australinë, ndërsa Paraguait do të kërkojë pikët e para përballë Turqisë.
