Miftaraj: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e KPM-së, IKD shënon “3:0” në betejat ligjore për rregulloren e punës

Drejtori ekzekutiv i Ehat Miftaraj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës duke e cilësuar atë si një tjetër fitore të shoqërisë civile dhe sundimit të ligjit ndaj Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) dhe institucioneve të pavarura.

Sipas Miftarajt, me vendimin e 1 qershorit 2026, Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papranueshme kërkesën e Komisioni i Pavarur i Mediave për anulimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili më herët kishte miratuar kërkesëpadinë e IKD-së dhe kishte shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e punës së KPM-së.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se pretendimet për shkelje të pavarësisë organizative dhe funksionale të KPM-së janë “qartazi të pabazuara në Kushtetutë”.

Miftaraj e ka interpretuar këtë vendim si konfirmim se pavarësia institucionale nuk mund të përdoret si mburojë për shmangien e përgjegjësisë dhe llogaridhënies duke e cilësuar këtë si fitoren e tretë brenda një viti në çështje të ngjashme mes IKD-së dhe KPM-së. /Kosova.info/

Go to TOP