Selmani rikthehet te Prishtina, është afrimi i parë për sezonin e ri
Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Kastriot Selmanit, i cili do t’i bashkohet skuadrës për sezonin e ri.
Futbollisti njëzet e gjashtë vjeçar është përforcimi i parë i klubit kryeqytetas për edicionin e ardhshëm dhe rikthehet në ekipin ku i hodhi hapat e parë në futboll, duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat deri te skuadra e parë.
Selmani është prezantuae nga drejtori i ri sportiv i klubit, Mentor Zhdrella, i cili ka nisur zyrtarisht detyrën e re duke i uruar mirëseardhje futbollistit që kthehet në klubin e tij të fëmijërisë.
“Rikthimi në Prishtinë për mua ka një domethënie të veçantë, pasi kthehem në vendin ku filluan ëndrrat e mia dhe ku u ndërtuan bazat e rrugëtimit tim sportiv. Ndihem i privilegjuar që do ta kem mundësinë të vesh përsëri këtë fanellë dhe të kontribuoj për arritjen e objektivave të klubit”, ka thënë Selmani.
