Ekzekutohet pjesa e dytë e pagave për punonjësit e RTK-së

Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme, Zana Spahiu, ka njoftuar se është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e pagave për punonjësit, pas përpjekjeve të vazhdueshme për sigurimin e mjeteve financiare.

Në njoftim theksohet se kjo arritje vjen si rezultat i angazhimit të pandërprerë të menaxhmentit, duke nënvizuar se në këtë sfidë janë të gjithë bashkë.

Menaxhmenti dhe Bordi do të vazhdojnë të ndjekin të gjitha rrugët institucionale për sigurimin e stabilitetit financiar dhe për tejkalimin e situatës aktuale, e cila vlerësohet si jo e lehtë, thuhet në këtë njoftim.

Po ashtu, Spahiu ka vlerësuar lart edhe punën e stafit në mbulimin e fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si tejet profesionale.

Në fund, ajo ka falënderuar punonjësit për durimin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.

Go to TOP