Ndalohet për 48-orë i dyshuari për therjen në Gjilan

Një person është therur me thikë këtë të martë në Gjilan, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48-orë.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ndër të tjera, Osmani bëri të ditur se rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Me datën 09.06.2026 rreth orës 10:10 zyrtar policor të Stacionit Policor në Gjilan në rrugën ,,Mulla Idrizi’’ në qytetin e Gjilanit kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar me dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje në mes vete, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar tjetrin me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, tha Osmani.

Go to TOP