MPJD falënderon diasporën për pjesëmarrjen në votim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen në procesin e votimit të zhvilluar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.

Sipas MPJD-së, procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me të gjitha procedurat ligjore, duke reflektuar përkushtimin e qytetarëve ndaj proceseve demokratike në vend.

Ministria ka shprehur mirënjohje edhe për misionet diplomatike dhe konsullore për angazhimin e tyre profesional gjatë organizimit të procesit zgjedhor, si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për bashkëpunimin e ngushtë institucional.

Në njoftim theksohet gjithashtu falënderimi për qytetarët e Republikës së Kosovës kudo që jetojnë, të cilët edhe këtë herë, sipas MPJD-së, dëshmuan lidhjen e fortë me atdheun dhe pjesëmarrjen aktive në jetën demokratike të vendit. /Kosova.info/

Go to TOP