Aleanca përmbyll fushatën nesër në Prishtinë, Haradinaj: Shihemi në sheshin Xhorxh Bush
Ish-kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në tubimin përmbyllës zgjedhor që do të mbahet të shtunën në Prishtinë.
Përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ai ka bërë të ditur se tubimi do të mbahet më 6 qershor, në ora 20:00, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
“Prishtinë, shihemi të shtunën në 20:00, në sheshin Xhorxh Bush”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij.
Në materialin promovues të publikuar nga Aleanca, tubimi prezantohet si “Tubimi përmbyllës”, me mesazhet kryesore të fushatës: siguri, energji dhe zhvillim, ndërsa mbështetësit ftohen për pjesëmarrje masive në kryeqytet.

