A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
Më 7 qershor, Kosova voton sërish – për herë të tretë brenda më pak se një viti e gjysmë.
Në lojë, kësaj radhe, nuk është vetëm pushteti, por edhe vetë aftësia e shtetit për të dalë nga kriza. Pas dy palë zgjedhjeve që nuk prodhuan stabilitet, vendi përballet me tre skenarë të mundshëm, sipas analistëve: përqendrim pushteti te Lëvizja Vetëvendosje, kompromis i detyruar, ose vazhdim i bllokadës. /REL/
