Abdixhiku mobilizon Prishtinën dhe Istogun: Po lind një frymë e re bashkimi në gjithë Kosovën

Lumir Abdixhiku ka vazhduar aktivitetet elektorale në Prishtina dhe Istogu duke theksuar rritjen e mbështetjes qytetare dhe forcimin e një “fryme të re bashkimi” në vend.

Në takimin e mbajtur në Dardani të Prishtinës, së bashku me Degën e Katërt, Abdixhiku tha se kryeqyteti “po flet qartë për ndryshim, zhvillim dhe dinjitet” duke shtuar se energjia që po vërehet çdo natë është shenjë e një shprese të re që po përhapet në gjithë Kosovën.

Ai prezantoi edhe kandidatët për këtë zonë duke përfshirë: Doarsa Kica-Xhelili (nr. 4), Hykmete Bajrami (nr. 12), Besian Mustafa (nr. 14), Ermal Sadiku (nr. 23), Bardhyl Hasanpapaj (nr. 34), Sami Salihu (nr. 54) dhe Visar Xani (nr. 60).

Ndërkohë, në Istog, Abdixhiku e cilësoi pritjen si të jashtëzakonshme duke e quajtur këtë komunë “Istogu i Lidhjes dhe i Ilirit”, ndërsa potencoi se mbështetja në rritje po i jep besim për një rezultat të fuqishëm në zgjedhje.

Në këtë komunë, ai prezantoi kandidatët Shkëmb Manaj (nr. 20) dhe Naim Behlulaj (nr. 72).

Abdixhiku përfundoi duke falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen duke theksuar se “rruga e bashkimit po i bën njerëzit bashkë rreth një ideje dhe një besimi të madh se Kosova mundet më mirë”. /Kosova.info/


Go to TOP