Vizita e António Costa në Kosovë, paralajmërohen masa të përkohshme në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 3 qershor 2026, me rastin e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës të Presidentit të Këshillit të Evropës, António Costa, do të ndërmerren masa të veçanta sigurie dhe rregullimi të trafikut.

Sipas njoftimit, policia do të angazhojë kapacitetet e nevojshme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë zhvillimit të aktiviteteve zyrtare.

Masat e përkohshme pritet të përfshijnë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga vlerësimet e sigurisë dhe nevojat operative.

Policia e Kosovës thekson se do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës duke synuar njëkohësisht minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren. /Kosova.info/

Go to TOP