Qalaj në lansimin e fushatës “Drejtësi që sheh fëmijën”: Fokus në rehabilitimin dhe mbrojtjen e të miturve

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj mori pjesë në hapjen zyrtare të fushatës “Drejtësi që sheh fëmijën”, e cila u lansua sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Me këtë rast u.d. kryeprokurori Qalaj, potencoi angazhimin e tij në rritjen e përkushtimit institucional per avancimin e drejtësisë për të mitur, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, për mbrojtën e të drejtave të fëmijëve dhe me parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Më tej u.d. kryeprokurori Qalaj theksoi se është obligim institucional që përmes instrumenteve juridike në fuqi dhe mekanizmave institucional, të krijohen mundësitë reale për rehabilitim, edukim dhe riintegrim të të miturve, të cilët kanë rënë ndesh me ligjin, duke shtuar se një sistem i drejtësisë që orienton veprimet e tij drejt rehabilitimit të fëmijëve dhe jo vetëm ndëshkimit të tyre, demonstron pjekuri institucionale dhe vizion afatgjatë për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme shoqërore. 

Në mbyllje Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, ritheksoj përkushtimin institucional që drejtësia për të mitur të zbatohet në mënyrë profesionale, të ndjeshme ndaj nevojave të fëmijëve dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare. 

Fushata u organizua nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP