Bajrami sfidon Kurtin: Po gënjen publikisht, i gatshëm ta përballoj me fakte

Ish deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka akuzuar publikisht kryeministrin Albin Kurti për mashtrim duke deklaruar se ai po i shmanget përballjes direkte.

Në një reagim të fortë, Bajrami tha se Kurti nuk pranon debat me të, por theksoi se është e gatshme të përballet jo vetëm me të, por edhe me të gjithë kabinetin qeverisës.

“Po gënjen publikisht. E di që Albin Kurti nuk vjen në përballje me mua. Por ju garantoj se do t’i dilja përballë jo vetëm atij, por edhe krejt kabinetit të tij qeverisës bashkë”, deklaroi ajo.

Bajrami shtoi se disponon fakte dhe dokumente zyrtare të qeverisë, përmes të cilave, sipas saj, mund të demantojë çdo deklaratë të pavërtetë të bërë nga Kurti.

“Me fakte dhe me dokumente të qeverisë së tij, jam në gjendje ta demantoj secilën të pavërtetë që po e thotë sonte. Secilën”, theksoi Bajrami.

Sipas saj, shmangia nga përballja është tregues se propaganda nuk qëndron përballë argumenteve dhe provave konkrete.

“Prandaj ikë nga përballja, sepse propaganda rrëzohet kur përballet me fakte”, përfundoi ajo. /Kosova.info/


Go to TOP