Abdixhiku në “60 sekonda”: Nga politika serioze te përgjigjet spontane

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë me publikun një video ndryshe, ku për 60 sekonda u përgjigjet disa pyetjeve të shpejta duke kombinuar seriozitetin me spontanitetin.

Sipas tij, sfida erdhi nga ekipi kreativ, i cili i dha vetëm një minutë kohë për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta, disa prej tyre serioze e disa më të lehta. Abdixhiku theksoi se politika nuk duhet të jetë gjithmonë formale, por edhe një hapësirë për komunikim të lirë, dëgjim dhe reflektim njerëzor.

“Politika është edhe me folë shlirë, me pa kush jemi, me qeshë e me u përgjigj pa shumë kalkulim”, u shpreh ai duke ftuar ndjekësit të shijojnë videon dhe ndoshta të zbulojnë ndonjë përgjigje të papritur.

Kjo paraqitje vjen si pjesë e një qasjeje më të afërt me qytetarët, ku liderët politikë tentojnë të komunikojnë në forma më kreative dhe më autentike me publikun. /Kosova.info/


Go to TOP