Abdixhiku viziton familjen Llapashtica në natën e Bajramit: Shembull i sakrificës dhe suksesit shqiptar

Kryetari i Lumir Abdixhiku, në natën e Bajramit, ka zhvilluar një vizitë te familja Llapashtica, pas një dite të ngarkuar me takime.

Ai vlerësoi lart kontributin e kryefamiljarit, Rizah Llapashtica, duke e cilësuar si një nga themeluesit e Lidhja Demokratike e Kosovës në Degën V dhe veteran të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i cili ka qëndruar pranë vendit në periudhat më të vështira me përkushtim dhe sakrificë.

Abdixhiku theksoi se historia e familjes Llapashtica është dëshmi e rrugëtimit të shumë familjeve shqiptare, të cilat përmes punës dhe angazhimit kanë arritur sukses. Ai përmendi edhe suksesin e djemve të familjes, të cilët nga Hamburgu kanë ndërtuar biznese të qëndrueshme që sot punësojnë mbi 300 punëtorë.

“Një histori pune, përkushtimi e dinjiteti, që na kujton se shqiptarët tanë, kudo që janë, dinë të ndërtojnë, të krijojnë e të ecin përpara”, u shpreh Abdixhiku.

Në fund, ai falënderoi familjen për mikpritjen e ngrohtë, bisedën e sinqertë dhe besimin e vazhdueshëm ndër vite. /Kosova.info/


Go to TOP