`ZOE` vjen si shfaqje mysafire sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sonte nga ora 20:00 paraqitet shfaqja mysafire “Zoe”.
Sipas njoftimit, shfaqja eksploron një botë ku kufijtë mes njeriut, natyrës dhe teknologjisë shpërbëhen, duke vënë në pyetje çfarë do të thotë të jesh i gjallë në një realitet ku gjithçka komunikon dhe ndërthuret. Performanca ju fton të hyni në kontakt me një ekosistem shumëshqisor, ku format njerëzore dhe jo-njerëzore bashkëjetojnë.
“ZOE është një rrëfim polifonik mbi transformimin e vazhdueshëm të Tokës dhe marrëdhëniet e reja mes njeriut, makinës dhe natyrës”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
