Guardiola reagon ashpër ndaj zërave për largimin nga Man City

Pep Guardiola ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një largim nga Manchester City në fund të sezonit, duke reaguar me tone të forta ndaj raportimeve të fundit nga mediat.

Trajneri spanjoll u pyet për të ardhmen e tij mes aludimeve të shumta që kanë qarkulluar javët e fundit, por ai e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga “Etihad Stadium”.

“O Zot!, ishte reagimi i Guardiolës ndaj spekulimeve, teksa më pas ritheksoi se është i përqendruar plotësisht te projekti i Cityt dhe se kontrata e tij mbetet e vlefshme deri në vitin 2027.

Ditët e fundit janë shtuar raportimet për një largim të mundshëm të teknikut katalanas, sidomos pas lajmeve për ndryshime në stafin teknik të klubit dhe interesimin e Cityt për alternativa të mundshme në të ardhmen.

Megjithatë, Guardiola ka insistuar se fokusi i tij mbetet te fundi i sezonit, me Manchester Cityn që vazhdon garën për trofe në Angli.


Go to TOP