Fadil Aliu: Numri 113 është numri i shpresës dhe fitores për Kosovën
Asambleisti i Prishtinës nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu, ka bërë thirrje për mbështetje të LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar numrin 113 si “numrin e shpresës, punës dhe fitores për Kosovën”, shkruan Kosova.info.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliu u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për vizion dhe përgjegjësi.
“LDK 113 është numri i shpresës, i punës dhe i fitores për Kosovën. Me 7 qershor, voto LDK 113. Voto për vizion, për përgjegjësi, për Kosovën që e duam”, ka shkruar ai.
Postimi u shoqërua edhe me sloganin “Bashkë për Kosovë”.
