Haradinaj kërkon mbështetje për numrin 128 dhe Ardian Gjinin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 128 në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor.
Në një postim në Facebok, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për mbështetje, duke theksuar se në këto zgjedhje para votuesve do të jetë një ekip i dëshmuar, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër Ardian Gjini.
“128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje! Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për kryeministër, Ardian Gjini. Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/
Prev Post
LVV: 116, numri i fitores
