Radoniqi zotohet për proces profesional zgjedhor

Kryetari i Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se procesi i tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit përbën një moment të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve zgjedhore.

Ai tha se ky aktivitet po zhvillohet në mënyrë të hapur dhe transparente duke theksuar angazhimin e institucionit për organizim profesional të procesit zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe aktiviteti i sotëm bëhet në kuadër të këtyre përgatitjeve. Pas një periudhe të gjatë dhe intensive në procese zgjedhore gjatë vitit të kaluar, KQZ mbetet e angazhuar që edhe këto zgjedhje të organizohen në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me afatet ligjore”, ka thënë Radoniqi.

Sipas tij, KQZ po punon në të gjitha aspektet organizative dhe teknike për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor për qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

Ai shtoi se gjatë javëve në vijim do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera përgatitore, përfshirë përgatitjen e materialeve zgjedhore dhe fletëvotimeve, si dhe çështje të tjera administrative e teknike.

Po ashtu, Radoniqi theksoi se KQZ do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet dhe të gjitha palët e përfshira në proces, në mënyrë që çdo fazë e përgatitjeve të realizohet sipas planifikimeve dhe afateve të përcaktuara. /Kosova.info/


Go to TOP