Vitia shpreh ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Alush Gashit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Alush Gashi.
Përmes një mesazhi publik, Vitia tha se lajmin për vdekjen e Prof. Dr. Gashit e mori me “pikëllim të thellë”, ndërsa në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në emrin e tij personal, u shprehu ngushëllime familjes Gashi, miqve, kolegëve dhe komunitetit shëndetësor.
Ai theksoi se Prof. Dr. Alush Gashi do të kujtohet për kontributin e tij në shëndetësi dhe në edukimin e brezave të mjekëve.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, ka thënë Vitia. /Kosova.info/
