Vetëvendosje del me listën zgjedhore: Synon fitoren më 7 qershor
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Përmes një njoftimi publik, Vetëvendosje bëri të ditur se lista përfshin kandidatët e subjektit dhe partnerëve të saj politikë duke theksuar synimin për të dalë fituese në këto zgjedhje.

“Lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve. Me mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese”, thuhet në njoftimin e partisë.
Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit pritet të sjellin një garë të fortë politike mes subjekteve kryesore në vend. /Kosova.info/
