Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet në Skënderaj për Kampionatin Evropian
Kombëtarja A e femrave në volejboll ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore në qytetin e Skënderajt, duke u bërë gati për sfidat e rëndësishme në CEV Volleyball European League 2026.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit të tij, vajzat tona kanë zhvilluar stërvitjet e para me fokus të veçantë në harmonizimin e grupit dhe përgatitjen taktike. Atmosfera në kampin dardan raportohet të jetë mjaft pozitive, me lojtaret që shfaqin angazhim maksimal për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë muajit qershor, Kosovën e pret një kalendar mjaft i ngjeshur me gjithsej gjashtë ndeshje, ku spikat ballafaqimi i parë ndaj Spanjës më 6 qershor.
Pas tyre, vashat tona do të matin forcat me Bosnjën, Greqinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe në fund me Hungarinë.
Të gjitha këto takime do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për rritjen e performancës së ekipit dhe synimin për rezultate pozitive në kuadër të ligës evropiane.
