​Hoti reagon për 10-shën e parë në listën e LDK-së

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar në mënyrë jo direkte lidhur me raportimet e fundit se ai nuk është në mesin e 10 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Hoti përmes një postimi në Facebook është shprehur se numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”, ka shkruar Hoti.

Ndërkohë kujtojmë që sonte në mesnatë përfundon afati i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për partitë politike që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë. /Kosova.info/


Go to TOP