Kuçi: Koha për më shumë përgjegjësi, dinjitet dhe vizion

Anëtari i LDK-së, Blerim Kuçi ka bërë thirrje për bashkim rreth së djathtës politike duke theksuar se kjo është një thirrje për shtet, përgjegjësi dhe të ardhmen e Kosovës.

Përmes një deklarate publike, Kuçi tha se shteti nuk duhet të shihet si “pronë partie”, por si përgjegjësi ndaj kombit, familjes dhe brezave që vijnë. Ai vlerësoi se e djathta ndërton identitet, zhvillim dhe stabilitet, ndërsa familjen e konsideroi themel të shoqërisë.

Sipas tij, respekti për veten dhe për tjetrin ecin së bashku, derisa kundërshtimet e vazhdueshme dhe bllokadat politike, siç u shpreh ai, tregojnë mungesë vizioni dhe përgjegjësie.

Kuçi njoftoi se në këto zgjedhje do të kandidojë për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë dinjitet, përgjegjësi dhe vizion politik.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen së djathtës “për shtetin, familjen dhe të ardhmen”. /Kosova.info/


Go to TOP