Muharremi kritikon VV-në: Asnjë flamur i Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizja Vetëvendosje duke kritikuar mungesën e flamurit shtetëror të Kosovës në aktivitetin e partisë.

Përmes një postimi publik, Muharremi tha se forumet më të larta të partisë po zhvillohen “pa asnjë flamur apo simbol të shtetit që i paguan e ku hanë bukë” duke ngritur pyetjen se “në cilin shtet po garojnë në zgjedhje”.

Ai theksoi se subjektet politike duhet ta respektojnë shtetin dhe qytetarët e Kosovës duke e konsideruar këtë si hapin e parë për të fituar besimin e qytetarëve.

“Respektojeni shtetin dhe qytetarin e Kosovës, si vepër e parë themelore për me qenë në gjendje me bë diçka më shumë pastaj. Turp të keni! Asnjë votë s’e meritoni me këto sjellje”, ka shkruar Muharremi. /Kosova.info/


Go to TOP