Dyshohet se goditi ish-bashkëshorten me veturë në Podujevë
Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se është goditur qëllimshëm me veturë nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin aktualisht është e ndarë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 maj 2026, rreth orës 15:28. Dyshohet se i dyshuari e ka goditur viktimën nga prapa me automjet.
Palët janë intervistuar nga organet hetimore, ndërsa viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, pas procedurave fillestare, palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
