Kryeprokurori Isufaj takohet me zyrtarë të lartë amerikanë për drejtësi, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është takuar me zyrtarë të lartë amerikanë nga fusha e drejtësisë. 

Postimi:

Prishtinë, 08 maj 2026 

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar një takim me personalitete të njohura amerikane dhe ndërkombëtare nga fusha e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, në kuadër të vizitës së tyre në Republikën e Kosovës.

Në takim morën pjesë z.Todd Hendricks, njëri nga organizatoret e Lutjeve të Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetës i kahershëm i Kosovës, si dhe z.John Cotton Richmond, një nga ekspertët më të njohur amerikanë në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe krimit ndërkombëtar.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit me qenie njerëzore, si dhe për avancimin e kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet institucioneve të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtare.

Go to TOP