Të shtunën pritet zyrtarizimi i bashkimit mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit

Burime të Kosova.info bëjnë të ditur se këtë të shtunë pritet të formalizohet marrëveshja për bashkëpunim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.

Sinjalet për këtë zhvillim janë dhënë tashmë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka konfirmuar se ekziston dakordim për një garë të përbashkët, ndërsa formalizimi i saj është çështje ditësh.

Sipas burimeve, marrëveshja parasheh përfshirjen e Osmanit dhe ekipit të saj në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke synuar një front më të gjerë politik. /Kosova.info/

Go to TOP