Qeveria miraton ndryshimet për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të shtatëmbëdhjetë në formë elektronike, në të cilën ka marrë një vendim me rëndësi në fushën e politikës së jashtme.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/64, të datës 25 shkurt 2022, që ka të bëjë me zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Sipas njoftimit nga qeveria, ky vendim është marrë me qëllim të linjëzimit të mëtejmë të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian. /Kosova.info/


Go to TOP