Lukaku rikthehet te Napoli, lajm i mirë për Belgjikën para Kupës së Botës

Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, është pranë rikthimit në fushë pas disa javësh mungese, duke rritur shpresat e Belgjikës për Kupën e Botës.

Lukaku pritet të kthehet te skuadra italiane pas pesë javësh qëndrimi në Belgjikë, ku është trajtuar për probleme fizike të vazhdueshme. Megjithatë, mungesa e tij kishte krijuar tensione me klubin.

Sulmuesi tridhjetë e dy vjeçar ishte gjobitur nga Napoli pasi nuk ishte kthyer në kohë pas ndeshjeve të kombëtares në mars, duke zgjedhur të vazhdojë trajtimin në Belgjikë me fizioterapistin e tij personal.

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, e ka shprehuur zhgënjimin për mënyrën si është menaxhuar situata, duke theksuar se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me lojtarin.

“Prisja të paktën një përshëndetje apo një mesazh. Kjo më zhgënjeu”, është shprehur Conte.

Pavarësisht problemeve, rikthimi i Lukakut konsiderohet shumë i rëndësishëm për Belgjikën, pasi ai është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares me tetëdhjetë e nëntë gola.

Në Kupën e Botës, Belgjika do të përballet me Egjiptin, Iranin dhe Zelandën e Re në Grupin G.

Go to TOP