Arteta beson në mrekulli para ndeshjes së Arsenal me Atletico Madrid

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është shprehur optimist për paraqitjen e ekipit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Champions League kundër Atletico Madrid, duke theksuar se Arsenal ka mundësi të bëjë diçka të madhe. 

Ndeshja e parë në tokën spanjolle është mbyllur me rezultat baras 1-1. 

“Ndjej energjinë te skuadra. Kemi punuar shumë dhe kjo është një natë që e kemi pritur gjatë. Diçka e jashtëzakonshme mund të ndodhë”, ka deklaruar trajneri spanjoll.

Arteta e ka konfirmuar se Martin Odegaard dhe Kai Havertz janë të gatshëm për ndeshjen vendimtare.

Edhe pse kanë munguar në stërvitjen e hapur për media, të dy lojtarët janë pjesë e skuadrës dhe mund të aktivizohen në ndeshjen e kthimit në “Emirates”.

“Në dispozicion janë të dy. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse na duhen opsione”, ka thënë Arteta.


Go to TOP