Gola: Kandidatja Feride Rushiti do duhej të prodhonte konsensus
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola tha se kandidatja e propozuar për Presidente, Feride Rushiti, do të duhej të pranohej nga të gjithë.
Gola foli para hyrjes në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për në orën 20:30 për votimin e dy kandidateve për presidente: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoti.
Para mediave, Goli tha se Rushiti u zgjodh si kandidate “për shkak të një biografie të jashtëzakonshme”
“…Një kontribut të jashtëzakonshëm që e ka bërë në drejtim të mbrojtjes së viktimave të luftës. Autoritetet e tilla besoj që do duhej të prodhonin një konsensus në spektrin politik”, tha ai.
Ai tha se opozita është njoftuar për këtë seancë por nuk e dijnë se si do të veprojnë karshi këtyre kandidaturave.
“Po provojmë me seancën e parë, do të shohim si do të përfundojë”, tha Gola.
