Milan konfirmon operimin e Luka Modric, pritet të jetë gati për Kupën e Botës
Milan e ka konfirmuar se mesfushori kroat Luka Modric do t’i nënshtrohet një operacioni pas një frakture në pjesën e majtë të fytyrës, por pritet të rikuperohet me kohë për Kupën e Botës.
Dyzet vjeçari ka pësuar lëndimin gjatë barazimit 0-0 ndaj Juventusinë stadiumin “San Siro”, pas një përplasje me kokë me mesfushorin italian Manuel Locatelli.
Modric ka vazhduar të qëndrojë në pankinë deri në fund të ndeshjes, edhe pse kishte dhimbje. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore pas ndeshjes kanë treguar se se operacioni është i nevojshëm.
Sipas njoftimit të Milanit, ndërhyrja kirurgjikale do të kryhet gjatë ditës së hënë.
Mesfushori kroat tani është në dyshim për ndeshjet e mbetura të sezonit në Serie A. Milan aktualisht renditet në vendin e tretë, dymbëdhjetë pikë prapa Inter kryesues, me katër javë të mbetura deri në fund të kampionatit.
Në rast se rikuperohet me kohë, Modric mund të përdorë një maskë mbrojtëse për pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Botërori, që këtë vit organizohet nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika, nis më 11 qershor. Kroacia do të luajë në Grupin L, ku përballet me Anglinë, Ganën dhe Panamanë.
