Lushaku-Sadriu: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve për t’i ikur përgjegjësisë

Deputetja e Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja, për shkak të, siç thotë ajo, dështimeve në qeverisje.

Sipas saj, nisma për zgjedhje po vjen në një kohë kur, sipas saj, qeveria nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e presidentit dhe po shmang përgjegjësinë përmes fushatës dhe retorikës politike.

Lushaku-Sadriu theksoi se në një sistem demokratik, zgjedhja e presidentit kërkon kompromis politik dhe marrëveshje mes palëve, e jo imponim nga një individ apo parti e vetme.

Ajo shtoi se qytetarët i kanë dhënë pushtetin aktual qeverisë, por sipas saj, ai po kthehet në krizë politike. Megjithatë, deputetja e LDK-së u shpreh e gatshme për zgjedhje duke theksuar se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi qeverinë. /Kosova.info/


Go to TOP