Kurti: Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme kalon në lexim të parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Projektligji për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti bëri të ditur se nuk ka qenë i pranishëm në seancë për shkak të një vizite zyrtare të paracaktuar në Barcelonë të Spanjës, por theksoi rëndësinë e këtij projektligji për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Ai rikujtoi se projektligji ishte miratuar më 30 mars në mbledhjen e 7-të të Qeverisë dhe tani pret që të kalojë sa më shpejt edhe në lexim të dytë në Kuvend.

Sipas Kurtit, miratimi përfundimtar i këtij ligji do të hapë rrugën për funksionalizimin e mekanizmave institucionalë që do të mundësojnë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. /Kosova.info/

Go to TOP