Nis deratizimi pranveror në Prishtinë, fokus në bodrume dhe kanalizime

Drejtori i Shëndetësisë në Kryeqytet, Izet Sadiku, ka njoftuar se ka filluar faza pranverore e deratizimit në Prishtina. Ky aksion po zhvillohet në bodrume dhe në rrjetin e kanalizimeve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.

Sipas tij, ndërhyrjet janë të domosdoshme për të parandaluar rrezikun që vjen nga prania e brejtësve, sidomos me rritjen e temperaturave gjatë sezonit pranveror.

Ai ka falënderuar ekipet në terren për angazhimin dhe punën e tyre në realizimin e këtij aktiviteti duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për një mjedis më të sigurt dhe më të pastër për qytetarët. /Kosova.info/

Go to TOP