Arrestohet polici në Shtërpcë, kapet në flagrancë duke pranuar 2000 euro ryshfet
Më 16 prill 2026, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka zhvilluar një hetim me masa të fshehta, përfshirë simulimin e korrupsionit, që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të një zyrtari policor nga Stacioni Policor në Shtërpcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Sipas njoftimit, zyrtari policor dyshohet se ka pranuar 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme, në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Me vendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. /Kosova.info/
