Haradinaj uron Distrian për titullin evropian: Kosova është krenare me ty

Ramush Haradinaj, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e saj madhështor në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku u shpall kampione e Evropës për herë të katërt.

Përmes një reagimi emocional, Haradinaj theksoi se Distria i dha sërish ngjyra flamurit të Kosovës dhe e mbrojti titullin me plot meritë përballë konkurrencës më të fortë në kontinent.

“E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi i dha sërish ngjyra flamurit të Kosovës duke na bërë krenar… Distria triumfoi me plot meritë duke mbrojtur medaljen e artë dhe duke u shpallur për herë të katërt kampione e Evropës në kategorinë e saj. Kosova është krenare me ty!”, u shpreh Haradinaj duke vlerësuar lart rrugëtimin e saj drejt majave të sportit botëror. /Kosova.info/


Go to TOP