Bylbyl Sokoli rikthehet në krye të FC Malisheva me synime të mëdha

FC Malisheva ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit të mirënjohur Bylbyl Sokoli në krye të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.

Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se marrëveshja me “Profesorin” tashmë është arritur dhe ai do të marrë drejtimin e ekipit me synime të qarta për rezultate më të larta. Rikthimi i Sokolit në Malishevë shihet si një hap i rëndësishëm për forcimin e skuadrës dhe arritjen e objektivave ambicioze.

Klubi i ka uruar mirëseardhje trajnerit duke shprehur besimin se nën drejtimin e tij, ekipi do të ketë një rrugëtim të suksesshëm deri në fund të sezonit.

“Mirë se vjen në shtëpi, Profesor”, thuhet në mesazhin e FC Malisheva duke reflektuar pritjet e mëdha nga kjo bashkëpunim i ri. /Kosova.info/

Go to TOP