Pranohen si prova deklaratat e dëshmitarëve të Mbrojtjes së Kilajt

Gjykatësi i vetëm Christopher Gosnell miratoi mocionin e Mbrojtjes së Kilajt për pranimin si prova të deklaratave të katër dëshmitarëve që dëshmojnë për karakterin e tij, në vend të dhënies gojarisht të dëshmive.

Gjykatësi Gosnell konstatoi se nuk ka nevojë që këta dëshmitarë të paraqiten në gjykatë për t’u marrë në pyetje dhe vuri në dukje në veçanti se ZPS-ja nuk kërkoi t’i marrë në pyetje ata dhe se kjo nuk do të kishte ndikim negativ në drejtësinë e procesit, ndërsa vetë procesi do të përshpejtohej.    


Go to TOP